Lifestyle 12 November 2025, 08:03 Nga VNA

Hetim në Itali: “Turistë snajperë” italianë që paguanin për të qëlluar civilët në Sarajevë gjatë rrethimit

Ndaje në Whatsapp
Hetim në Itali: “Turistë snajperë” italianë

Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim ndaj disa shtetasve italianë që dyshohet se kanë paguar anëtarë të ushtrisë serbo-boshnjake për t’u lejuar të qëllonin mbi civilët në Sarajevë gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990.

Më shumë se 10 mijë njerëz u vranë në Sarajevë nga bombardimet dhe snajperët midis viteve 1992–1996, në rrethimin më të gjatë në historinë moderne, pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjë e Hercegovinës nga Jugosllavia.

Sipas hetimit, grupe të huajsh, të njohur si “turistë snajperë”, kanë paguar shuma të mëdha për të marrë pjesë në vrasjet, duke u transportuar nga ushtarë të ushtrisë së Radovan Karaxhiçit – ish-udhëheqësi serbo-boshnjak i dënuar për gjenocid – drejt kodrave që rrethonin qytetin. Ata qëllonin mbi popullsinë civile për “kënaqësi personale”, pa ndonjë motiv politik apo fetar.

Hetimet, të drejtuara nga prokurori Alessandro Gobbi, kanë nisur pas një kallëzimi të shkrimtarit Ezio Gavazzeni, i cili ka mbledhur dëshmi dhe prova për akuzat, si dhe një raport nga ish-kryebashkiakja e Sarajevës, Benjamina Kariç. Gavazzeni nisi kërkimet pas dokumentarit “Sarajevo Safari” (2022), ku ish-ushtarë serbë pohonin se perëndimorë paguanin për të qëlluar civilë nga kodrat e qytetit — pretendim që veteranët serbë e mohojnë ashpër.

Sipas Gavazzenit, disa nga të dyshuarit italianë takoheshin në Trieste dhe udhëtonin drejt Beogradit, prej nga ku ushtarët serbë i çonin në pozicione përreth Sarajevës. Ai e përshkruan fenomenin si “turizëm lufte” dhe “indiferencë ndaj së keqes”.

Disa nga personat e identifikuar pritet të merren në pyetje nga prokuroria në javët e ardhshme. Rasti ka rikthyer në kujtesë mizoritë e rrethimit të Sarajevës, ku civilët – gra, burra dhe fëmijë – ishin cak i snajperëve, duke përfshirë edhe vrasjen e famshme të çiftit Boško Brkić dhe Admira Ismić në vitin 1993, trupat e të cilëve mbetën për ditë të tëra mes linjave të frontit.

Hetimi pritet të zgjerohet edhe për shtetas të tjerë perëndimorë që mund të kenë marrë pjesë në këtë krim makabër.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme