Lifestyle 20 March 2026, 20:22 Nga VNA

Fundi i arratisjes 25-vjeçare: Dy kushërinjtë shqiptarë të ‘Top 100’ ekstradohen në Itali

Ndaje në Whatsapp
Fundi i arratisjes 25-vjeçare: Dy kushërinjtë shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë, kushërinj mes tyre, janë ekstraduar drejt Italisë pasi rezultonin në listën e 100 personave më të kërkuar nga autoritetet italiane. Bëhet fjalë për Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç, banues në fshatin Rreth-Kalë, në Dibër. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ata ishin dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë vrasje me dashje në bashkëpunim dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Dy të ekstraduarit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane që prej vitit 1999 dhe dyshohet se për vite me radhë janë fshehur në zonën e Dibrës duke përdorur identitete të rreme.

Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili.

Ngjarja për të cilën janë dënuar daton më 22 shtator 1999, në komunën Gricignano d’Aversa, Itali, ku dyshohet se, për motive që lidhen me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme, kanë vrarë një shtetas shqiptar dhe kanë plagosur rëndë një tjetër.

Sipas burimeve, dy kushërinjtë janë arrestuar vitin e kaluar në Dibër, ku vijonin të qëndronin të fshehur nën identitete të rreme. Ekstradimi i tyre drejt Italisë u realizua këtë të premte, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane në luftën kundër krimit të organizuar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme