Lifestyle 15 October 2025, 08:25 Nga VNA

Filma të dështuar dhe koncerte të anuluara, Jennifer Lopez në krizë karriere?

Ndaje në Whatsapp
Filma të dështuar dhe koncerte të anuluara, Jennifer Lopez

Jennifer Lopez po kalon një periudhë të vështirë në karrierën e saj artistike, ndërsa disa nga projektet e saj të fundit në film dhe muzikë nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë.

Në një artikull opinion të publikuar në “New York Post”, gazetari Johnny Oleksinski e përshkruan këtë fazë si “një seri epike dështimesh” për yllin latin, që nga filmat e dështuara, te anulimi i koncerteve dhe rënia e dukshme e interesit nga publiku.

Filmi i saj më i fundit, Kiss of the Spider Woman, një adaptim i një muzikalit të njohur të Broadway-t, ka pasur një buxhet prodhimi prej rreth 30 milionë dollarësh, përveç milionave të shpenzuar për promovim. Megjithatë, kritikat kanë qenë kryesisht negative, duke e cilësuar filmin si një “zhgënjim dërrmues”.

Ndërsa projekti synonte të rikthente Lopez në qendër të vëmendjes përmes një roli dramatik dhe muzikor, reagimet kanë qenë të vakëta. Vëmendjen më të madhe pozitive e ka marrë aktori bashkëpunues, Tonatiuh.

Oleksinski thekson se pas suksesit të “Hustlers” në vitin 2019, ku Lopez u përfol si pretendente për Oscar, karriera e saj ka hyrë në një rrugë rënëse.

Albumi “This Is Me… Now” u prit me rezultate të dobëta, ndërsa turneu i planifikuar “This Is Me… Live” u anulua për “arsye familjare” – megjithëse raportimet treguan se shitjet e biletave kishin qenë shumë të ulëta.

Një tjetër dështim ishte filmi fantastiko-shkencor i Netflix-it, “Atlas”, ku Lopez interpretonte një shkencëtare që lufton për të shpëtuar njerëzimin me ndihmën e një roboti gjigant. Filmi mori vetëm 18% vlerësime pozitive në Rotten Tomatoes, duke u renditur ndër projektet më të dobëta të saj.

Përveç kritikave profesionale, Jennifer Lopez është përfolur gjerësisht edhe për jetën e saj personale, përfshirë ndarjen nga Alex Rodriguez dhe më pas divorcin nga Ben Affleck.

Edhe pse dyshja u pa kohët e fundit në tapetin e kuq në New York, gjasat janë që rikthimi i J.Lo në lavdinë e dikurshme të mbetet i vështirë. Gazetari Oleksinski e përmbyll analizën e tij me një vlerësim të ashpër:

Në fillim të viteve 2000, publiku e adhuronte Jennifer Lopez për komeditë romantike dhe energjinë e saj pozitive. Sot, ajo është bërë sinonim i projekteve që dështojnë. Dikur publiku e dinte çfarë të priste nga J.Lo – tani e di çfarë të mos presë./Bordo

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme