Lifestyle 20 March 2026, 07:05 Nga VNA

Facebook ofron deri në 3 mijë dollarë në muaj për krijuesit: përpjekje për të rivalizuar TikTok dhe YouTube

Ndaje në Whatsapp
Facebook ofron deri në 3 mijë dollarë në muaj për

Platforma Facebook ka nisur një program të ri për të tërhequr krijues përmbajtjeje, duke u ofruar deri në 3 mijë dollarë në muaj influencerëve me audiencë të madhe në rrjete të tjera sociale.

Programi i quajtur “Content Fast Track”, i shpallur nga kompania mëmë Meta, synon krijuesit që kanë mbi 1 milion ndjekës në platforma si Instagram, TikTok dhe YouTube.

Sipas njoftimit, përfituesit duhet të publikojnë të paktën 15 video të shkurtra (reels) në muaj për të marrë pagesën maksimale, ndërsa programi është i kufizuar aktualisht vetëm për krijuesit në SHBA dhe Kanada dhe zgjat deri në tre muaj. Ndërkohë, ata me më pak se 1 milion ndjekës mund të përfitojnë deri në 1,000 dollarë në muaj.

Meta bëri të ditur se gjatë vitit 2025 ka shpërndarë afro 3 miliardë dollarë për krijuesit përmes programeve të monetizimit.

Megjithatë, iniciativa është pritur me skepticizëm nga disa ekspertë të industrisë. Jordan Schwarzenberger, menaxher i grupit të njohur Sidemen, e cilësoi këtë si një lëvizje “disi të dëshpëruar”.

Sipas tij, edhe pse Facebook mbetet një platformë me mbi 3 miliardë përdorues, ajo nuk ka qenë prioritet për krijuesit prej vitesh. “Përdoruesit shkojnë te platformat, jo te krijuesit, ndaj nuk është e sigurt që ndjekësit do t’i ndjekin ata edhe në Facebook,” u shpreh ai.

Ai shtoi se pagesa prej rreth 200 dollarësh për video nuk mbulon as kostot e prodhimit për shumë krijues të mëdhenj, të cilët fitojnë më shumë nga marrëveshjet me marka apo të ardhurat direkte në YouTube.

Edhe pse programi përfshin akses në monetizimin e Facebook, bazuar në shikime dhe kohë shikimi, Schwarzenberger beson se kjo nismë mund të tërheqë më shumë krijues më të vegjël, pa ndikuar ndjeshëm në audiencë.

Në një treg gjithnjë e më konkurrues të rrjeteve sociale, mbetet për t’u parë nëse kjo strategji do të arrijë të rikthejë vëmendjen e krijuesve dhe përdoruesve te Facebook.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme