Lifestyle 27 February 2026, 21:38 Nga VNA

Ermal Meta: “Stella Stellina” është këngë kundër heshtjes për Gazën

Ndaje në Whatsapp
Ermal Meta: “Stella Stellina” është këngë

Në një konferencë për shtyp, Ermal Meta ka shpjeguar mesazhin pas këngës “Stella Stellina”, me të cilën garon në Sanremo Music Festival. Kënga, e dedikuar fëmijëve në Gaza, është ndërtuar në një formë të qëllimshme, thekson Meta.

“Muzika të tërheq edhe të kërcesh, por është teksti ai që të ndalon të mendosh për një çast”, u shpreh ai. Sipas artistit, problemi më i madh sot është heshtja – një heshtje e imponuar, ku fjalë si Gaza dhe Palestinë nuk thuhen, sikur të ishin blasfemi.

“Heshtja është problemi i madh i së tashmes. Kjo këngë mbart një paradoks, paradoksin në të cilin jetojmë sot. Nëse nuk e dëgjon tekstin, të vjen të kërcesh, por nuk është rastësi, është bërë enkas kështu; pastaj dëgjon tekstin dhe ajo që po dëgjon të ndalon për një çast. E dëgjon me vëmendje dhe ndalesh pak, pastaj e harron dhe rifillon të kërcesh. I ngjan ‘scrolling’-ut të realitetit tonë. Sot të rriturit bëjnë shumë më tepër zhurmë se fëmijët dhe kjo është shqetësuese. Mbi të gjitha është një heshtje që ia imponojmë vetes; disa gjëra nuk mund të thuhen, nuk mund të thuhet Gaza, nuk mund të thuhet Palestinë, sikur të ishte blasfemi. Fakti që nuk mund të thuhen është blasfemi; blasfemia nuk është kjo, blasfemi është fakti që ato fshihen”, tha Meta.

Në natën e dytë të festivalit, “Stella Stellina” u rendit në pesëshen më të mirë. Këngëtari legjendar Adriano Celentano i ka shprehur mbështetjen Metës, duke e vlerësuar këngën si fituese.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme