Lifestyle 18 October 2025, 08:40 Nga VNA

Bashkë 20 vite: Zbulohet letra e Al Pacino për vdekjen e Diane Keaton!

Ndaje në Whatsapp
Bashkë 20 vite: Zbulohet letra e Al Pacino për vdekjen e Diane Keaton!

Al Pacino i beri nje dedikim mjaft te ndjere ish-partneres se tij, Diane Keaton, e cila u nda nga jeta për shkak të pneumonisë. 85-vjeçari u shpreh i shkatërruar nga vdekja e saj dhe tregon sesi ajo ia kishte ndryshuar jetën. Pacino dhe Keaton luajtën bashkë në trilogjinë “The Godfather” dhe ishin bashkë për 20 vjet.

“Kur e mora vesh lajmin, u trondita”, shkroi ai për Deadline duke theksuar se “u trishtua thellë” nga vdekja e saj. “Diane ishte partnerja, shoqja ime, dikush që më solli lumturi dhe që ndikoi në drejtimin e jetës sime. Edhe pse kanë kaluar 30 vite qëkur ishim bashkë, kujtimet mbeten të gjalla dhe me largimin e saj, janë rikthyer me një forcë që është e dhimbshme dhe e fuqishme.”

Aktori vlerësoi “energjinë e saj të pagabueshme” dhe sesi ajo hapte dyert për të tjerët e frymëzonte.

“Njerëzve do t’u mungojë, por më shumë se kaq, do ta kujtojnë. Ajo la një shenjë që s’mund të zbehet. Ishte e pandalshme, e paepur dhe mbi të gjitha, thellësisht njerëzore. Unë do ta kujtoj gjithmonë. Ajo mund të fluturonte dhe në zemrën time, do të fluturojë gjithnjë”, thuhej ne leter.

Diane ndërroi jetë më 11 tetor në moshën 79-vjeçare. Ajo dhe Pacino u lidhën në 1974 dhe i dhanë fund në 1990, pasi Keaton i vendosi një ultimatum dhe ai refuzoi të martoheshin. Megjithatë, e kanë mbështetur gjithnjë njëri-tjetrin.

Në një ceremoni çmimesh në vitin 2017, Pacino i tha: “Je një artiste, Di. Je një artiste e madhe…të dua, përgjithmonë.”

/Bordo

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme