Lifestyle 30 October 2025, 14:41 Nga VNA

Arbana dhe Grida, “duel i heshtur” për Elsa Lilën…

Ndaje në Whatsapp
Arbana dhe Grida, “duel i heshtur” për Elsa Lilën…

Një “duel i heshtur” mes gazetareve vip ka ndodhur sot në mediat shqiptare: Arbana Osmani dhe Grida Duma kanë zhvilluar një garë të ethshme për intervistën me Elsa Lilën.

Po se çfarë ka pasur kaq të rëndësishme për të thënë Elsa Lila, hajde merre vesh. Se nuk është se ka sjellë ndonjë këngë të re apo ka ndryshuar diçka madhore në jetën e saj. Thjesht ka ardhur në Shqipëri dhe me këtë rast ka dhënë edhe ndonjë intervistë — e cila na kujton edhe një herë një të vërtetë të ëmbël dhe të hidhur të gazetarisë VIP: asgjë live, gjithçka e regjistruar dhe e kuruar deri në sekondën e fundit.

Por kjo nuk i pengoi dy zonjat e ekranit të futeshin në një mini-garë “kush e ka ekskluziven më të ndjekur”.
Grida, që zakonisht i publikon episodet e podcastit të saj ditën e diel, bëri një devijim strategjik: e nxori intervistën të enjten në orën 18:00, një hap që u lexua si lëvizje për t’i prerë rrugën Arbanës.

Ndërkohë, Arbana — e mësuar me terrenin e audiencës masive — nuk priti as orën 18:00. Ajo publikoi intervistën që në mëngjes, duke e shndërruar ditën në një sprint klikimesh dhe duke e vënë vulën e parë të “ekskluzivitetit”. Të një ekskluziviteti qe veç vulës nuk ka asgjë ekskluzive.

Rezultati?

Elsa nuk solli ndonjë lajm të madh, por solli një garë: kush publikon e para, kush ka më shumë klikime, kush pretendon primatin e bisedës me një artistë që-le ta themi-ishte më shumë arsye për duelin Grida-Arbana sesa për atë që përcolli intervista.

Në fund, pyetja më e madhe nuk ishte “çfarë tha Elsa”, por: Si ka ndodhur që gara për t’u dukur ekskluziv është kthyer më interesante sesa ajo që thuhet?

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme