Neymar do të jetë pjesë e kombëtares së Brazilit për FIFA World Cup, pavarësisht një dëmtimi që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth 2-3 javë.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, i cili theksoi se sulmuesi mbetet në planet e ekipit për turneun.
“Presim që Neymar të kthehet në ndeshjen e parë kundër Morokut ose në ndeshjen pasuese. Nuk do të ndryshojmë asgjë, grupi i lojtarëve është i përcaktuar dhe këta 26 futbollistë do të luajnë Kupën e Botës”, është shprehur Ancelotti.
Sipas planit aktual, Neymar mund të mungojë në ndeshjen hapëse, por pritet të jetë i gatshëm për përballjet ndaj Haitit dhe Skocisë, në varësi të rikuperimit të tij.
Pavarësisht gjendjes fizike, ai mbetet një nga emrat kyç të Brazilit në synimin për trofeun botëror.






















