Sport 5 June 2026, 22:16 Nga VNA

Leao zbulon prapaskenat: Si më bindi Maldini të zgjidhja Milanin para Interit

Ndaje në Whatsapp
Leao zbulon prapaskenat: Si më bindi Maldini të zgjidhja Milanin para

Ylli portugez i Milanit, Rafael Leao, ka rrëfyer detaje interesante nga transferimi i tij te kuqezinjtë në vitin 2019, duke zbuluar se një telefonatë nga Paolo Maldini ishte vendimtare për zgjedhjen e tij mes Milanit dhe Interit.
Sulmuesi portugez tregoi se fillimisht kishte interes konkret nga Interi, por situata ndryshoi kur Milani hyri në garë dhe paraqiti ofertën e tij për ta transferuar nga Lille.
Momenti kyç, sipas Leaos, ishte kontakti i drejtpërdrejtë me legjendën e klubit, Paolo Maldini.
“Paolo Maldini donte të fliste me mua. Nuk mund t’i thoja jo. Ndjeva menjëherë një energji shumë pozitive prej tij”, u shpreh portugezi.
Leao foli edhe për ndikimin që pati Zlatan Ibrahimoviç gjatë kohës së tij te Milani, duke e përshkruar suedezin si një lider të fortë që kërkonte maksimumin nga të gjithë.
“Zlatan është një person i mirë, por nëse nuk je i fortë psikologjikisht, mund ta kesh të vështirë. Ndonjëherë mënyra e tij e komunikimit duket e ashpër, por ai ka qenë shumë i rëndësishëm për zhvillimin tim”, tha sulmuesi.
Sipas tij, Ibrahimoviç e ndihmoi të qëndronte i përqendruar dhe ndikonte në skuadër jo vetëm me cilësitë në fushë, por edhe me personalitetin e tij.
Portugezi rezervoi fjalë të mira edhe për ish-trajnerin Stefano Pioli, të cilin e vlerësoi për besimin dhe lirinë që i dha në lojë.
“Ai më lejoi të shpreh talentin tim dhe më ndihmoi të rritem si futbollist. Falë punës së tij fitova titullin tim të parë në Serie A”, deklaroi Leao.
Gjatë periudhës së Piolit, Milani arriti të rikthehej në majën e futbollit italian, me Leaon që ishte një nga protagonistët kryesorë të suksesit kuqezi.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme