Sport 5 June 2026, 21:36 Nga VNA

Lamine Yamal shpallet lojtari më i mirë i sezonit në La Liga

Ndaje në Whatsapp
Lamine Yamal shpallet lojtari më i mirë i sezonit në La Liga

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është shpallur “Lojtari i Sezonit” në La Liga për edicionin 2025/2026, në çmimin e ndarë nga La Liga në bashkëpunim me EA Sports.
Talenti spanjoll ishte një nga protagonistët kryesorë në suksesin e Barcelonës, e cila arriti të mbrojë titullin kampion duke e mbyllur sezonin me 94 pikë.
Paraqitjet e shkëlqyera të Yamal gjatë gjithë kampionatit i siguruan atij çmimin individual më prestigjioz të sezonit, duke lënë pas emra të njohur si Kylian Mbappe, Vedat Muriqi, Nicolas Pepe dhe Pablo Fornals.
Me fanellën e Barcelonës, 18-vjeçari zhvilloi një sezon mbresëlënës, duke realizuar 16 gola dhe 12 asistime në La Liga, statistika që e shndërruan në një nga lojtarët më vendimtarë të kampionatit.
Kontributi i tij në ndeshjet kryesore të sezonit ishte vendimtar për suksesin e skuadrës katalanase, ndërsa ky çmim konfirmon statusin e tij si një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme