Kryesore 4 August 2025, 13:33 Nga VNA

Zgjedhjet/ Berisha paralajmëron ngritjen e një Komisioni Hetimor për Altin Dumanin

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet/ Berisha paralajmëron ngritjen e një Komisioni Hetimor

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për të hetuar veprimet e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në një konferencë për mediat, Berisha e akuzoi Dumanin si aktor kyç pas kryeministrit Edi Rama në atë që ai e quajti "krim elektoral" dhe “kapje të shtetit”.

Sipas Berishës, regjimi aktual në Shqipëri përfaqëson një formë të re diktature autoritare, e cila nuk bazohet në ideologji, por në kontrollin e drogës dhe krimit të organizuar. Ai theksoi se kjo strukturë kriminale ka kapur të gjitha institucionet, përfshirë drejtësinë, policinë dhe procesin zgjedhor.

"Diktatura autoritare e Shqipërisë ka si forcë lëvizëse drogën. Kjo diktaturë emëron ministra, drejtorë policie, gjyqtarë dhe mban peng prokurorë si Altin Dumani. Dosjet 339 dhe 184 u amnistuan me urdhërin e tij, duke i dhënë Partisë së Krimit një licencë për të shkatërruar çdo proces zgjedhor të ardhshëm," deklaroi Berisha.

Lideri i opozitës u shpreh se do të nisë një fushatë intensive për të ndërgjegjësuar qytetarët që të mbrojnë votën dhe liritë e tyre.

I pyetur nëse kjo iniciativë përfshin ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Altin Dumanin, Berisha u përgjigj: "Të gjitha janë të mundshme, jo vetëm për Dumanin. Ai është bashkëpunëtor i Edi Ramës në manipulimin e zgjedhjeve. Ky është objektivi ynë: rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve."

Në fund të deklaratës, Berisha premtoi se shumë të dhëna të reja do të bëhen publike në ditët në vijim përmes asaj që e cilësoi si "periudha e laptopit", duke akuzuar Ramën si “bastard i një xhelati komunist”.

 

 

 

 

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme