Kryesore 31 July 2025, 14:21 Nga VNA

U fikën zjarret u ndez propaganda. Tre ministra dhe Haki Çako marrin meritat për normalizimin e situatës

Ndaje në Whatsapp
U fikën zjarret u ndez propaganda. Tre ministra dhe Haki Çako marrin

Ndërsa Shqipëria përjeton një nga verat më të nxehta dhe më shkatërruese në dekadë, me 961 zjarre të vogla dhe 59 vatra të mëdha të regjistruara deri më tani, ministrat e rreshtuar njëri pas tjetrit dolën në konferencë për të bërë bilancin. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha njoftoi arrestimin e 21 personave dhe procedimin e 120 të tjerëve për zjarrvënie, duke theksuar se shumë raste janë të qëllimshme. Të gjithë bashkë u pajtuan që zjarret nuk janë problem vetëm i natyrës, por i qytetarit që nuk kupton rëndësinë e ligjit – që mesa duket, ende është në fazën e projektidesë.

Në krah të tij, ministrja e Bujqësisë Delina Denaj foli për dëmet në bujqësi, ndërsa Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako prezantuan masa, plane dhe bashkëpunime institucionale. Duket se zjarret janë bërë sezon i rregullt i reformave administrative, ku çdo verë shërben si motiv për më shumë ndërhyrje, strategji dhe përmendje të përgjegjësisë… që gjithmonë mbetet kolektive dhe asnjëherë individuale.

Në vend që të kishim më shumë helikopterë, koordinim dhe parandalim, kemi më shumë konferenca, deklarata dhe thirrje për ndëshkime shembullore. Zjarret vazhdojnë të përhapen me ritmin e zakonshëm të verës, ndërsa shteti reagon me aksione që nuk u dihet kurrë nisja dhe përfundimi. Thënë ndryshe, Shqipëria digjet, institucionet bëjnë krihen me propagandë.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme