Kryesore 31 July 2025, 13:21 Nga VNA

PD bashkoi votat me PS në këshillin Bashkiak Sarandë, Berisha: Pres informacion nga deputetja

Ndaje në Whatsapp
PD bashkoi votat me PS në këshillin Bashkiak Sarandë, Berisha:

Me votat e këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec të Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik nga kompania “Park Sol Energy”. Ndërsa bashkëpunimi i dy partive në nivel lokal u firmos pa zhurmë, në konferencën e tij të sotme për shtyp, Sali Berisha deklaroi se për këtë zhvillim ishte informuar vetëm një ditë më parë nga mediat.

Berisha tha se deputetja e zonës po merret me çështjen dhe do ta sqarojë deri në fund, ndërsa nuk komentoi drejtpërdrejt faktin që vendimi u mor me bashkëpunimin politik të këshilltarëve të partisë së tij me ata të mazhorancës. “Në aparencë nuk është normale bashkimi i botëve, por duhet parë i gjithë konteksti,” tha ai, duke lënë hapur një qëndrim të kujdesshëm që shmang distancimin nga vendimi.

Banorët e zonës, të cilët pretendojnë se toka është në pronësi të tyre dhe ndodhet në proces gjyqësor, nuk u lejuan të merrnin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasja me Policinë u zhvendos jashtë ndërtesës, ndërsa këshilltarët e majtë dhe të djathtë u detyruan të largoheshin nga dera e pasme për të shmangur qytetarët e irrituar.

Kompania përfituese “Park Sol Energy” është themeluar në shtator 2022 dhe zotërohet nga biznesmenët Agim Xhindoli dhe Paqsor Buzi. Xhindoli, ish-demokrat i afruar me Partinë Socialiste, është një emër i njohur për lidhjet e tij me kryeministrin Rama dhe është promovuar edhe në podcastin e këtij të fundit.

Ngjarja hedh dritë mbi kontrastin mes retorikës politike dhe praktikës në terren, ku ndarja mes pozitës dhe opozitës zbehet përballë interesave të përbashkëta ekonomike — shpesh edhe pa dijeninë, ose me “dijeninë e vonuar”, të drejtuesve kryesorë politikë.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme