Kryesore 1 Gusht 2025, 17:31 Nga VNA

"Model nga Franca e Gjermania"/Gerd Hoxha, bashkëhartues i Kodit Penal, mbron nenin për median

Ndaje në Whatsapp
"Model nga Franca e Gjermania"/Gerd Hoxha, bashkëhartues i Kodit

Gjyqtari dhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, ka mbrojtur në një intervistë për Top Channel draftin e ri të Kodit Penal, duke e cilësuar si një dokument që nuk është ende përfundimtar dhe që do të përmirësohet përmes konsultimeve publike. Ai theksoi se në hartimin e tij janë përfshirë përfaqësues nga të gjitha nivelet e gjyqësorit, pedagogë të nderuar, avokatë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Për kritikat ndaj natyrës represive të disa neneve, përfshirë edhe ato që prekin mediat apo që parashikojnë burg për përbaltjen e figurave si presidenti apo dëshmorët e atdheut, Hoxha deklaroi se janë marrë modele nga vende të përparuara si Gjermania, Franca dhe Italia. “Gjithsesi, ky është një draft”, tha ai.

Por ndërsa Hoxha flet për gjithëpërfshirje dhe standarde të larta profesionale, kujtojmë se më 23 prill 2024, Gjykata Kushtetuese e skualifikoi përfundimisht nga gara për në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar (GJKKO).

Shkaku i skualifikimit? Një fotografi me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që ngriti pikëpyetje mbi pavarësinë e tij.

Video

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Do ta hapim partinë sa të mbarojmë punë me përjashtimet.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme