Kryesore 1 Gusht 2025, 13:15 Nga VNA

Kodi i ri Penal, Rama ja faturon ekspertëve hartimin e draftit

Ndaje në Whatsapp
Kodi i ri Penal, Rama ja faturon ekspertëve hartimin e draftit

 

Kryeministri Edi Rama sqaron se drafti aktual i Kodit te ri Penal nuk është hartuar nga Ministria e Drejtësisë apo nga Këshilli i Ministrave, por nga një grup i pavarur ekspertësh të udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, prof. Arben Rakipi.

 

POSTIMI I PLOTË: 

Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.

Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara - sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre.

Ky është një proces demokratik dhe transparent, ku kush do të kontribuojë për një Kod të Ri Penal për Shqipërinë 2030 në BE i ka rrugët e hapura e të gjithë kohën e nevojshme, ndërsa kush do të bëjë zhurmën e vet mund ta bëjë, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund të thotë dot që s’na pyeti kush.

Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament! Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS. 

Video

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Do ta hapim partinë sa të mbarojmë punë me përjashtimet.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme