Kryesore 30 July 2025, 14:30 Nga VNA

KAS rrëzon mandatin e kushërirës së Lapajt, në Kuvend Ana Dajko, tezja

Ndaje në Whatsapp
KAS rrëzon mandatin e kushërirës së Lapajt, në Kuvend

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur se dorëheqjet e kandidatëve të koalicionit “Lëvizja Shqipëria Bëhet” në ditën e zgjedhjeve janë akte të pavlefshme, duke i cilësuar ato si juridikisht “akte nule”. 

Kjo do të thotë se heqja dorë nga kandidimi nuk ka asnjë efekt ligjor dhe nuk mund të pranohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Kështu, mandati i deputetes Kleana Xhuveli, kushërira e Adriatik Lapajt, është anuluar, dhe në vend të saj në Kuvend do të hyjë kandidatja Ana Dajko, sipas listës shumëemërore të miratuar nga KQZ për qarkun Tiranë.

Në shtator në Kuvendin e Shqipërisë do të shkojë Ana Dajko, 60 vjeçe, me profesion shitëse, e cila është nëna e njërit prej aktivistëve të Shqipëria Bëhet, e futur në kandidim me qëllim djegien e listës.

KAS e ka konsideruar veprimin si një strategji politike të dështuar dhe e ka lënë në fuqi pjesën tjetër të vendimit të KQZ.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme