Kryesore 31 Korrik 2025, 14:04 Nga VNA

KAS i jep goditjen finale telenovelës së Adriatik Lapajt: Mandati nuk merret me deklarata noteriale por me ligj

Ndaje në Whatsapp
KAS i jep goditjen finale telenovelës së Adriatik Lapajt: Mandati nuk

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar përfundimisht përpjekjen për të anashkaluar renditjen ligjore të listës së koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, duke rikthyer mandatin në duart e kandidates së renditur të parën: Ana Kosta Dajko.

Në një vendim të plotë dhe të argumentuar juridikisht, KAS thekson se dorëheqjet e kandidatëve të firmosura në datën e zgjedhjeve dhe të depozituara në KQZ, nuk prodhojnë asnjë efekt ligjor. Po ashtu, tentativat për të tërhequr këto dorëheqje disa javë më vonë, u cilësuan veprime jashtë çdo kuadri ligjor dhe kompetence të KQZ-së. Lista e mbyllur është e pandryshueshme pas miratimit dhe çdo manipulim mbi të është juridikisht nul.

Gjithë skema me 12 deklarata dorëheqjeje të firmosura në datën 11 maj nga kandidatët e listës, rezultoi të ishte jo vetëm e pavlefshme, por edhe në kundërshtim të hapur me parimet e Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës. KAS vuri në dukje se kandidimi nuk është pronë private e partive politike, dhe as nuk administrohet me marrëveshje të heshtura në korridore apo në zyrat e noterëve.

Në këtë mënyrë, tentativa për të sjellë në Kuvend një emër tjetër nga renditja e listës, dështoi. Mandati, sipas vendimit të KAS, i takon kandidatit të parë në listën e mbyllur – Ana Kosta Dajko – dhe vetëm ajo ka të drejtën ligjore për ta pranuar ose refuzuar atë, jo përmes partisë, por përmes komisionit parlamentar të Kuvendit, ashtu siç parashikon Kushtetuta.

Vendimi i KAS është i bazuar në një lexim të saktë dhe të drejtpërdrejtë të Kodit Zgjedhor dhe tregon se kandidatura nuk është një pozicion që negociohet, por një proces që zhvillohet sipas rregullave të shtetit ligjor.

Ligji dhe jo fisi në dyert e noterëve vendosin për mandatin në një listë ku hilet të nxjerrin bojën atëherë kur nuk e pret. 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Video

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Do ta hapim partinë sa të mbarojmë punë me përjashtimet.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme