Kryesore 1 August 2025, 14:28 Nga VNA

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Redi Mollës për ndryshim të masës së sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Redi Mollës

 

 

Ish-zyrtari i lartë i Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, i cili është i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”. Kërkesa e tij u hodh poshtë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi

Më datë 30.07.2025, Redi Molla paraqiti pranë Gjykatës kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë personale me karakter shtrëngues “arrest në burg” (sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale), të caktuar me vendimin nr. 28, datë 28.03.2024, dhe të vazhduar me vendimin nr. 35, datë 30.03.2024, me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” (sipas nenit 237 të K.Pr.Penale).

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 531, datë 31.07.2025, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës nr. 531, datë 30.07.2025, të paraqitur nga Redi Molla përmes avokatit të tij, av. D.B., si të pabazuar në ligj dhe prova;

Shpenzimet gjyqësore do të mbeten siç janë kryer;

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar nga dita pas njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme