Kryesore 30 July 2025, 18:00 Nga X.S

Fabrika e sekuestruar për kontrabandë cigaresh, në pronësi të kompanisë së themeluar nga Agasi dhe babai i Alqi Bllakos

Ndaje në Whatsapp
Fabrika e sekuestruar për kontrabandë cigaresh, në pronësi
Alqi Bllako dhe Ergys Agasi

Dje, SPAK sekuestroi kompaninë “Albania Tabak – Fabrika e Re e Cigareve”, në pronësi të biznesmenit kontravers Ergys Agasi, me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë përfituar përmes aktivitetit të kontrabandës masive të cigareve, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi i gjykatës erdhi pas një hetimi të thelluar nga SPAK-u, i nisur në vitin 2023, si dhe pas paraqitjes së vetë Agasit pranë këtij institucioni.

Subjekti në fjalë është në pronësi të kompanisë mëmë “EA TOBACCO”, e themeluar në vitin 2016 nga dy bashkëpronarë, Ergys Agasi dhe Edmond Bllako.

Fabrika e sekuestruar për kontrabandë cigaresh, në pronësi

Edmond Bllako është babai i ish-sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe ish-deputetit Alqi Bllako, i cili është dënuar nga GJKKO në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Edhe Edmond Bllako rezulton të jetë përmendur në dosjen hetimore të SPAK për inceneratorin e Fierit. Ai ishte punësuar si “Drejtor Kantieri” pranë shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., koncesionarja për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, me një pagë mujore prej 6,000 euro.

Bazuar në kontratën e punës, SPAK ka konstatuar se Edmond Bllako, nga tetori i vitit 2018 deri në janar të vitit 2020, ka përfituar në total shumën prej 14,964,900 lekësh.

Ky është një tjetër shembull i qartë se si persona me lidhje të forta politike kanë arritur të ndërtojnë pasuri miliona euro, nëpërmjet abuzimeve dhe ndikimit në skema të dyshimta financiare.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme