Kryesore 30 Korrik 2025, 17:11 Nga VNA

Adriatik Lapajt i duhet një jurist i mirë që t'i shpjegojë çfarë ka ndodhur

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapajt i duhet një jurist i mirë që t'i

Adriatik Lapaj humbi shansin e mandatit në KAS. Sot KAS, në shqyrtim të ankimimit të Adriatik Lapajt, i cili kërkonte mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet”, vendosi se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kishte vepruar në kundërshtim me ligjin duke njohur dorëheqjet nga kandidimi të dorëzuara nga kandidatët e koalicionit.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të KAS, Adriatiku paska dalë të ankohet se pse atij nuk i janë njohur dorëheqjet, kurse PSD po.

Kjo, nëse nuk është paaftësi e rëndë profesionale, është mashtrimi i rradhës i Adriatikut.

Komisioneri Celibashi ia ka njohur dorëheqjet Adriatikut. Dhe ia ka njohur jo vetëm atij, por edhe subjekteve të tjera. Në fakt, ajo që u zbulua sot ishte se cilit model i është referuar Adriatiku me këto dorëheqjet që i njeh me aq bujari Komisioneri.

Në fillim Adriatik Lapaj tha që kish gjetur zgjidhjen se si do ia punonte politikës së vjetër. Pastaj kjo shpikje u kuptua që quhej “dorëheqje nga kandidimi”.

Por në ankesën e depozituar në KAS, Lapaj pretendoi se edhe në zgjedhje të kaluara KQZ kishte pranuar dorëheqje. Pra e paska pasur me kopje edhe shpikjen që na shiti si zgjidhje, që ne “budallenjtë” (sic na quante në video) nuk e kuptonim dot.

Sot për herë të parë pati një ankesë në KAS për këtë shpikjen e dorëheqjeve dhe vendimi i KAS i vlerësoi dorëheqjet si “NUL”.

Ajo që nuk pritej ishte që Adriatiku do dilte të ankohej se pse atij nuk i quhen dorëheqjet, kurse të tjerëve po!

Nëse Adriatiku punon me këtë logjikë kur mbron klientët, duhet të nisë juridikun.

Komisioneri që njohu dorëheqjet e Adriatikut nuk bëri dallim mes tij dhe të tjerëve. Ua njohu të gjithëve pa dallim, megjithëse në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Ajo që ka ndodhur është se Adriatiku dhe jo të tjerët u ankuan në KAS.

Dhe KAS, pasi shqyrtoi ankesën e Adriatikut, tha që Komisioneri kishte kapërcyer ligjin dhe dorëheqjet janë “NUL”.

Nëse Adriatik juristi beson se me ankesën e tij KAS, meqë u mblodh, mund të shprehej edhe për Hënën ose Luftën në Ukrainë, thjesht po bën sikur nuk kupton.

Komisionerit Celibashi të paktën duhet t’ia njohë nderin e mos përgjithësimit, kur thotë: “KQZ nuk na i njohu dorëheqjet, kurse të tjerëve po”.

Si jurist dhe si politikan, zoti Lapaj duhet ta gjejë vetë se si dhe ku duhet të ankohet – ose pse jo, edhe të protestojë. Askush nuk ka ndërmend t’i ofrojë konsulencë juridike falas, sidomos pas telenovelës banale me shokun e armëve Shabanin.

Megjithatë, në respekt të fisit të tij dhe mundimit për të nënshkruar dorëheqjet, mund të themi se tani rruga e vetme që Adriatiku ka, është t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor. Përndryshe, se tezja se halla, mandati brenda fisit do të mbetet.

Video

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia zhvilloi një megaoperacion në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë aksionit janë arrestuar 40 persona, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa dhe ambiente të ndryshme, forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike. Operacioni vijon ende, ndërsa priten detaje të tjera nga autoritetet për emrat e të arrestuarve dhe provat e sekuestruara.

Trafiku i rënduar në Lezhë vijon edhe në muajin shtator Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, trafiku në rrugët që përshkojnë qytetin e Lezhës vazhdon të jetë i rënduar. Fluksi më i madh i automjeteve shkaktohet nga lëvizjet e pushuesve që kthehen nga zonat bregdetare të Shëngjinit, Tales dhe rruga e Velipojës. Bllokimet e qarkullimit kanë nisur rreth orës 17:00 dhe vazhdojnë, pasi numri i automjeteve në rrugë mbetet i lartë.

Një dron i lëshuar nga Jemeni nga grupi militant Houthi ka goditur aeroportin Ramon në jug të Izraelit. Lajmin e ka bërë të ditur ushtria izraelite. ? Pamjet e publikuara tregojnë skenën e sulmit.

Vërshim protestuesish në Bruksel, kërkojnë qëndrim më të fortë nga BE kundër Izraelit Mijëra protestues pro-palestinezë mbushën rrugët e Brukselit këtë të dielë, në një përpjekje për të rritur presionin mbi politikanët belgë dhe të Bashkimit Evropian, për një qëndrim më të fortë kundër Izraelit dhe në mbështetje të palestinezëve në Gaza. Protestuesit kryesisht ishin të veshur me të kuqe, për të simbolizuar një vijë të kuqe kundër dhunës në rajon ndërsa brohorisnin njëzëri “Free Palestine”. Duke filluar nga stacioni Brussel-Noord, marshimi u drejtua drejt zonës së Brukselit, ku ndodhen kryesisht institucionet evropiane.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme