Kronika 13 February 2026, 14:16 Nga VNA

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit tregon si demaskoi eksportin e mbetjet e rrezikshme të Kurum

Ndaje në Whatsapp

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit tregon si demaskoi eksportin e mbetjet e

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka treguar se si demaskoi eksportin e mbetjeve të rrezikshme të Kurum nga Porti i Durrësit drejt Tajlanda.

Në një njoftim zyrtar thuhet se hetimi nisi në vitin 2024, pasi OLAF informoi autoritetet doganore shqiptare për një ngarkesë që dyshohej se përmbante sasi të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme të deklaruara gabimisht si oksid hekuri.

Dokumentacioni i eksportit e përshkruante ngarkesën si material industrial të zakonshëm, por analizat laboratorike zbuluan se bëhej fjalë për një nënprodukt toksik të prodhimit të çelikut, që klasifikohet si mbetje e rrezikshme për shkak të përmbajtjes së lartë të metaleve të rënda.

OLAF gjithashtu thekson se në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor ka ndihmuar në  koordinimin e veprimeve operacionale që çuan në ndalimin e ngarkesës dhe parandalimin e asgjësimit të saj të paligjshëm jashtë vendit.

Institucioni evropian organizoi dhe mori pjesë në disa takime operacionale me autoritetet doganore dhe me Prokuroria e Durrësit, duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit që rezultoi vendimtar për avancimin e çështjes.

Bashkëpunimi ndërinstitucional solli kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës dhe mbështeti procedurat kombëtare që çuan në lëshimin e 33 urdhër-arresteve, mes tyre edhe për punonjës doganorë dhe zyrtarë të agjencive mjedisore. Rasti është bërë publik edhe përmes një njoftimi nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, thuhet në njoftimin e OLAF.

Drejtori i Përgjithshëm i OLAF-it, Petr Klement, tha: “Ky rast tregon se si bashkëpunimi i ngushtë midis OLAF-it dhe autoriteteve partnere në BE dhe më gjerë ndihmon në mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e shëndetit publik dhe siguron që qytetarët të mbrohen më mirë nga rreziqet serioze që paraqet trafiku i paligjshëm i mbetjeve. Urime të sinqerta autoriteteve shqiptare për kryerjen dhe përfundimin e një hetimi kaq kompleks.”

“Deklarimi i rremë i mbetjeve të rrezikshme mbetet një ndër metodat më të përdorura në këtë lloj trafiku. Përmes etiketimit të rremë si substanca jo të rrezikshme, operatorët synojnë të shmangin kontrollet e eksportit, rregulloret mjedisore dhe kostot më të larta të trajtimit brenda Bashkimit Evropian, duke zhvendosur rreziqet mjedisore dhe shëndetësore në vendet pritëse”, thuhet në njoftim.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme