Kronika 22 September 2025, 19:42 Nga VNA

Zjarri përfshin zonën e Godullës, rrezikohet habiteti i specieve të egra

Ndaje në Whatsapp
Zjarri përfshin zonën e Godullës, rrezikohet habiteti i specieve

Pasditen e së hënës, një zjarr ka përfshirë zonën e Godullës, në bregdetin e Semanit, një habitat i rëndësishëm për speciet migratore të egra dhe me bimësi të veçantë. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në këtë mjedis natyror delikat.

Zjarrfikësit e Fierit kanë arritur në vendin e ngjarjes, megjithatë ndërhyrja e tyre është bërë e pamundur për shkak të rrethimit nga uji, çka e vështirëson aksesin me mjetet e nevojshme.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa shqetësim mbetet dëmtimi i mundshëm i biodiversitetit në këtë zonë të mbrojtur.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme