Kronika 21 September 2025, 08:46 Nga VNA

Zjarri masiv në Bulçar, situata mbetet kritike. Ndërhyjnë edhe helikopterët për të shuar flakët

Ndaje në Whatsapp
Zjarri masiv në Bulçar, situata mbetet kritike. Ndërhyjnë

Prej dy ditësh, fshati Bulçar në Njësinë Administrative Kodovjat, Bashkia Gramsh, është përfshirë nga një zjarr masiv, ndër më të mëdhenjtë për muajin shtator në qarkun Elbasan. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore, duke sjellë në kujtesë situatën dramatike të gushtit, kur qindra hektarë u dogjën dhe pasojat ishin të rënda.

Zjarri nisi në orët e para të së shtunës dhe, ndonëse një pjesë është izoluar, situata vazhdon të jetë alarmante. Era e fortë dhe terreni i thyer malor po pengojnë ndërhyrjen nga toka, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe helikopterë për të parandaluar përhapjen drejt zonave të banuara dhe me rëndësi ekonomike.

Sipas Ilir Llapushit, shef i Shërbimit të Zjarrfikëses në Gramsh, forcat zjarrfikëse, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë kanë punuar pa ndërprerje, por kushtet atmosferike dhe vështirësia e terrenit po e bëjnë shuarjen të vështirë. Ai theksoi se zjarri po përhapet shpejt për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Ngjarja vjen vetëm pak javë pas zjarreve katastrofike të gushtit, ku mbi 620 hektarë pyje e kullota u dogjën në Bashkinë e Gramshit, së bashku me qindra pemë frutore, stane, bagëti dhe objekte bujqësore. Disa familje u evakuuan, dhe shumë nga dëmet mbeten ende të pakompensuara.

Autoritetet vendore kanë bërë thirrje urgjente për ndërhyrje nga qeveria qendrore dhe për hartimin e një strategjie kombëtare kundër zjarreve, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve zjarrfikëse në zonat malore, investime në logjistikë, edukim publik dhe ndëshkime më të forta për zjarrvëniet. Rasti i Bulçarit është një tjetër alarm që kërkon veprim të menjëhershëm, për të shmangur përsëritjen e tragjedive të ngjashme.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme