Kronika 10 August 2025, 08:06 Nga VNA

Zjarre në Finiq/ Evakuohen banorët, rrezik për hidrocentralin e Bistricës

Ndaje në Whatsapp
Zjarre në Finiq/ Evakuohen banorët, rrezik për hidrocentralin e

Një natë e gjatë dhe sfiduese është shënuar në zonën e Finiqit, ku disa vatra zjarri, të favorizuara nga era e fortë, kanë përfshirë fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj.

Në terren kanë ndërhyrë ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga pesë mjete zjarrfikëse, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit.

Për shkak të rrezikut, është kryer evakuimi i përkohshëm i banorëve në Livinë dhe Ardhasovë. Janë marrë gjithashtu masa për të ofruar ndihmë mjekësore për personat e moshuar.

Në orët e para të mëngjesit është realizuar një operacion për ndalimin e përhapjes së zjarrit drejt Hidrocentralit të Bistricës, ndërsa në zonë pritet të ndërhyhet edhe nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve.

Autoritetet kanë njoftuar se, për arsye sigurie, qarkullimi në aksin rrugor Muzinë–Bistricë do të mbetet i kufizuar deri në përfundim të operacioneve. Forcat në terren po monitorojnë situatën për të parandaluar riaktivizimin e zjarreve për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme