Kronika 2 May 2026, 12:42 Nga VNA

Zhdukja e Nadire Shpatës, bashkëshorti akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje. VIjon hetimi për...

Ndaje në Whatsapp

Zhdukja e Nadire Shpatës, bashkëshorti akuzohet vetëm për

Imer Shpata, i dyshuar për zhdukjen pa gjurmë të bashkëshortes së tij, Nadire Shpata, më 22 korrik 2025, do të gjykohet nga Gjykata e Kukësit vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur ndaj Shpatës akuzën e armëmbajtjes pa leje, pasi gjatë kontrollit në banesë, pas zhdukjes së bashkëshortes së tij, u gjetën dy automatikë të mbajtur pa leje.

Imer Shpata pritet të dënohet me masën mjekësore të shtrimit të detyruar në një spital psikiatrik, pasi ekspertët kanë vlerësuar se ai është “i papërgjegjshëm mendërisht”. Nga ana tjetër, Prokuroria ka veçuar çështjen dhe po vijon hetimet për akuzën e vrasjes në dëm të Nadire Shpatës.

Nëna e tre fëmijëve, 48 vjeçe, u zhduk pa gjurmë nga banesa në fshatin Bujan të Tropojës, ku jetonte vetëm me bashkëshortin e saj, Imer Shpata. Dyshimet për zhdukjen ranë mbi 48-vjeçarin, i cili më herët ishte dënuar për dhunë në familje. Pavarësisht kërkimeve intensive në Tropojë, Kukës dhe Durrës, nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme