Kronika 25 August 2025, 08:02 Nga VNA

Zhdukja e Miklovan Dakajt në Spanjë, kontakti i fundit me të Juxhin Drazhi, një prej anëtarëve të bandës së Troplinëve

Ndaje në Whatsapp
Zhdukja e Miklovan Dakajt në Spanjë, kontakti i fundit me të

Të tjera detaje janë zbuluar nga zhdukja e Miklovan Dakajt në Spanjë. Autoritetet spanjolle kanë mundur të identifikojnë dy personat me të cilët ai ka pasur kontakt përpara se të zhdukej pa gjurmë që në 12 maj 2025.

Njëri prej tyre mësohet se është Juxhin Drazhi, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal Troplini, drejtuar nga Elvis Doci, i njohur si Visi i Pojës që trafikoi sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Drazhi u arrestua në një shtëpi luksoze në Almuñécar (Granada) nga oficerët e Gardës Civile të Malagas. Mediat spanjolle raportuan se policia ra në gjurmët e të shumëkërkuarit pasi konstatoi se në një shtëpi të izoluar në zonë po merreshin masa të shumta sigurie, çka ngriti dyshime të forta për ta.Megjithatë, policia spanjolle kishte ndërkohë një denoncim për zhdukjen e Dakajt dhe ndër të tjera dyshonte për implikimin e Drazhit ndaj me gjasë në bazën ku ai strehohej mund të ketë mbërritur edhe për shkak të hetimit të rastit të Dakajt. Drazhi u arrestua bashkë me një person tjetër dhe nuk dihet nëse në shtëpinë ku ata fshiheshin, të jenë gjetur gjurmë të Dakajt.

Babai i një fëmije të mitur, Miklovan Dakaj u zhduk pa gjurmë më 12 maj pasi drekoi me të shoqen. Sipas policisë spanjolle ai u ngjit në një makinë i pashqetësuar dhe rezulton se një prej personave të fundit që mund të ketë informacion për fatin e tij është Drazhi. Nuk dihet nëse 34-vjeçari ka dhënë dëshmi për autoritetet spanjolle lidhur me këtë ngjarje.34-vjeçari Juxhin Drazhi zotëron kompaninë “Majestic Construction” e cila është vënë nën sekuestro nga SPAK bashkë me 9 prona të tjera të tij.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme