Kronika 29 January 2026, 13:18 Nga VNA

Zhdukja e 30-vjeçarit në përroin e fshatit Dars, ekip i specializuar kërkimesh nga Kosova mbërrin në Klos

Ndaje në Whatsapp

Zhdukja e 30-vjeçarit në përroin e fshatit Dars, ekip i

Një ekip i specializuar për kërkime nënujore i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Klos dhe, bashkë me forcat shqiptare, ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Dars.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si komandante e Përgjithshme e Forcave të Armatosura të Kosovës, ka autorizuar ekipin e specializuar për kryerjen e kërkimeve nënujore për të mbështetur forcat shqiptare.

Ekipi kosovar do të përdorë pajisje të specializuara, përfshirë skaner për ujëra EDGE TECH 5201 dhe dronin nënujor DEEP Trekker DTG 3 ROV.

Kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit në Klos vazhdojnë prej disa ditësh, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë forca të shumta, përfshirë ushtrinë, Forcat “Shqiponja”, shërbimet zjarrfikëse të Matit dhe Klosit, punonjës të Bashkisë Klos, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të të zhdukurit.

Më 10 janar, Jurgen Karaj po udhëtonte si pasagjer në një mjet tip “Audi” me targa angleze, që drejtohej nga miku i tij 24-vjeçar, Andi Losha, kur makina doli nga rruga dhe ra në përroin e fshatit Dars.

24-vjeçari dyshohet se pas aksidentit është larguar nga vendngjarja dhe nuk ka ndihmuar 30-vjeçarin të dalë nga mjeti. Losha u arrestua pasi dyshohet se ka drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme