Kronika 11 September 2025, 14:55 Nga VNA

Zgjedhje të parakohshme në 6 bashki: Tirana, Vlora dhe Cërriku i shtohen listës

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhje të parakohshme në 6 bashki: Tirana, Vlora dhe Cërriku i

Numri i bashkive që do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të parakohshme lokale ka shkuar në gjashtë. Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit, ku kryetarët aktualë janë zgjedhur deputetë më 11 maj dhe pritet të betohen në seancën e nesërme parlamentare. Listës i janë shtuar edhe tre bashki të tjera, Tirana, Vlora dhe Cërriku.

Në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka shpallur si kandidate Ogerta Manastirliun, pas arrestimit të Erion Veliajt më 10 shkurt. Në Vlorë, zgjedhjet e parakohshme vijnë pas dorëheqjes së papritur të Ermal Dredhës, ndërsa në Cërrik, vendi mbeti vakant pas emërimit të Andis Sallës si Ministër i Bujqësisë.

Tashmë pritet që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të dekretrojë datën zyrtare të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në këto gjashtë bashki.

Ndërkohë, ish-kryetarët e Beratit, Tepelenës dhe Matit, Ervin Demo, Tërmet Peçi dhe Agron Malaj do të nisin mandatin e tyre të ri si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme