Kronika 18 September 2025, 22:50 Nga VNA

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Klodiana Lala: Amerikanët kanë dhënë sinjal mbështetjeje ndaj një prokurori

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Klodiana Lala: Amerikanët

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur gjerësisht mbi procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, duke komentuar emrat e kandidatëve më të përfolur dhe mesazhet e mundshme të partnerëve ndërkombëtarë. Lala theksoi se procedura ligjore detyron Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) që tre muaj para përfundimit të mandatit të Altin Dumanit, të hapë garën për drejtuesin e ri të SPAK. Mandati trevjeçar i Dumanit mbyllet më 18 dhjetor 2025. Sipas saj, KLP ka hapur zyrtarisht garën, duke ftuar prokurorët e interesuar të paraqesin kandidaturat e tyre, të shoqëruara me platformën, rezultatet e hetimeve, performancën, si dhe dokumentacionin mbi kontrollin e pasurisë.

"Ligji parashikon dy javë afat, por KLP e ka zgjatur në tre javë. Deri më 8 tetor, kandidatët mund të shprehin interesin dhe të dorëzojnë platformën e tyre. Gjatë gjithë kohës, prokurorët dhe familjarët e tyre janë në kontroll, përgjim dhe vëzhgim. Më pas vjen faza e komunikimit me median dhe procedurat e tjera,” – u shpreh gazetarja.

Lala ndaloi veçanërisht tek takimi i përfaqësueses së SHBA-ve me Altin Dumanin dhe Klodian Brahon, duke e interpretuar këtë si një sinjal mbështetjeje për prokurorin Braho. “Përfaqësuesja e SHBA ka takuar Dumanin dhe Klodian Brahon. Shprehja e kësaj mbështetjeje më bën të mendoj se zoti Braho mund të jetë një nga kandidatët potencialë. Ai ka hetuar çështje të rëndësishme si dosja Toyota Yaris, arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, hetimet për dosjen 5D. Ka qenë nën presion, por në rastet që ka pasur, ka treguar se mund të drejtojë SPAK-un,” tha Lala.

Ndër emrat e tjerë të përmendur nga gazetarja ishin:

Adnan Xholi, i cili ka hetuar çështje të krimit të organizuar, përfshirë atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji, si dhe laboratorin e drogës në Frakull. Sipas Lalës, familja e tij është aktualisht nën mbrojtje dhe ai konsiderohet kandidat i fortë.
Sotir Kllapi, i cili ka në dorë dosjen “Meta”.
Vladimir Mara, gjithashtu i përfolur si kandidat potencial.
Doloreza Musabelliu, që ka mbajtur barrën e dosjeve ndaj dy prej organizatave më të mëdha kriminale.

“Unë personalisht do të preferoja një person që ka përballuar më shumë presion publik. Në SPAK kemi prokurorë që kanë mbajtur dosje shumë të rënda. Amerikanët ishin sot në SPAK dhe qëndrimi i tyre aty është mesazh i qartë se po monitorojnë procesin. Nuk shkon VanHorn aty me kokën e vet,” përfundoi Lala.

Kandidaturat për kreun e ri të SPAK pritet të bëhen publike pas përfundimit të afatit më 8 tetor, ndërsa procesi i zgjedhjes do të mbetet nën vëzhgim të ngushtë nga partnerët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme