Kronika 5 September 2025, 14:44 Nga VNA

Zgjaten me tre muaj hetimet për ish-partneren e Safet Bajrit

Ndaje në Whatsapp
Zgjaten me tre muaj hetimet për ish-partneren e Safet Bajrit

Zgjaten me 3 muaj afatet e hetimit për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, i konsideruar si i forti i Dobraçit.

Ago dyshohet për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit lidhur me ekzekutimin e Fatbardh Licit në Shkodër, pasi sipas SPAK nga hetimet ka rezultuar se ka larguar nga vendi i ngjarjes ekzekutorët.

Sipas vendimit të gjykatës së Posacme, SPAK duhet ti përfundojë hetimet brenda datës 25 nëntor 2025. Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK akuzon Safet e Behar Bajrin si dhe Astmer Bilalin. Fatbardh Lici është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave dhe dyshohet se u vra për motive hakmarrje.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme