Kronika 31 October 2025, 15:24 Nga VNA

Zëvendskryeministrja, Belinda Balluku, paraqitet në SPAK

Ndaje në Whatsapp
Zëvendskryeministrja, Belinda Balluku, paraqitet në SPAK

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është paraqitur sot në SPAK, pas thirrjes që i ishte dërguar një javë më parë nga prokurori Dritan Prençi. Hetimi ka lidhje me dyshimet për korrupsion rreth tenderit të mbikëqyrjes së punimeve të tunelit të Llogarasë.

Emri i Ballukut ka dalë në bisedat e gjetura në celularin e ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi, i cili ndodhet në burg për korrupsion lidhur me të njëjtin tender.

Para saj në SPAK ishte paraqitur Pamela Qirko, motra e Ballukut dhe avokatja e saj. Hetimi ka tërhequr vëmendje, pasi Balluku është zyrtarja më e lartë që po merret nën hetim nga SPAK.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme