Kronika 3 March 2026, 14:40 Nga VNA

Zëdhënësi i kampit "Ashraf 3": Deklaratat nga Irani janë për propagandë

Ndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i kampit "Ashraf 3": Deklaratat nga Irani

Pas publikimit të disa lajmeve në media që paralajmëronin se Irani mund të ketë në objektivat e tij të goditjes me raketa edhe kampin Ashraf 3, ka reaguar zëdhënësi i këtij të fundit, Shahriar Kia. Ai deklaron se këto lajme janë propagandë e orkestruar nga regjimi iranian dhe theksoi se nuk ka asnjë mundësi që Shqipëria të shënjestrohet.

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me synimin për të krijuar shqetësim dhe kaos në Shqipëri, në funksion të objektivave të tyre”, tha Kia. Ai shtoi se pretendimet nuk kanë bazë dhe nuk mbështeten në asnjë fakt.

Zëdhënësi i kampit shtoi se kjo luftë propagandistike po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur. Ai theksoi gjithashtu se nga ana teknike, raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin për të arritur në Shqipëri. Shahriar Kia përfundoi duke nënvizuar se çdo informacion për sulme të mundshme ndaj Ashraf 3 është i pavërtetë dhe synon vetëm presion psikologjik mbi popullsinë dhe autoritetet shqiptare.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme