Kronika 4 September 2025, 20:48 Nga VNA

Zbulohen disa ferma kanabisi në Dudley dhe Birmingham të Anglisë, përfundon në pranga një shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Zbulohen disa ferma kanabisi në Dudley dhe Birmingham të Anglisë,

Oficerët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit në Britani (NCA) kanë zbuluar një fermë kanabisi në Dudley, pas një serie bastisjesh të realizuara sot. Gjatë operacionit, që përfshiu edhe aksione në disa prona të tjera në Birmingham, oficerët arrestuan 6 persona dhe zbuluan rreth 80 bimë kanabisi, të cilat kanë një vlerë të përafërt prej 80,000 paund.

Një shqiptar 34-vjeçar, një grua 29-vjeçare dhe një burrë 21-vjeçar u arrestuan për shkelje të ligjit të imigracionit dhe do të trajtohen nga Zyra e Imigracionit. Po ashtu, gjatë bastisjeve, oficerët zbuluan rreth 50,000 paund në para të gatshme dhe gjetën rreth 20 kilogramë kanabis bimor të fshehur në një papafingo.

Në kuadër të operacionit, oficerët bastisën gjithashtu një shtëpi në Warstone Lane, Birmingham, ku u gjetën rreth dy kilogramë kokainë. Dy burra të moshës 23 dhe 25 vjeç u arrestuan me dyshimin për posedim të drogës të klasit A me qëllim shpërndarjen.

Një tjetër kontrolle u realizua në Pumphouse Way, Birmingham, ku u gjet një sasi e madhe pajisjesh për kultivimin e kanabisit në një hambar kopshti.

Komandanti i Degës së NCA-së, Saju Sasikumar, deklaroi: “Krimi i organizuar dhe kultivimi i kanabisit janë shpesh të lidhura ngushtë me imigracionin ilegal, me individët që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët shfrytëzohen për të punuar në këtë tregti ose detyrohen të paguajnë borxhin për udhëtimin e tyre.”

Ai theksoi se ky sekuestrim është një goditje e rëndësishme për grupet e krimit të organizuar, duke lënë një boshllëk financiar të konsiderueshëm për bandat që përfitojnë nga kjo veprimtari kriminale.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme