Kronika 1 August 2025, 15:22 Nga VNA

Zbardhet roli i Kleanth Bylykut në vrasjen e Renato Hoxhajt. Bashkëpunëtor kryesor i rumunit që bëri ekzekutimin.

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet roli i Kleanth Bylykut në vrasjen e Renato Hoxhajt.

Zbardhet roli i Kleanth Bylykut alias Armando Gegës në vrasjen e Renato Hoxhajt në derën e pallatit ku banonte në Vlorë. Ai rezulton se ka qenë bashkëpunëtori kryesor i shtetasit rumun, i shpallur në kërkim si ekzekutor i Hoxhajt. Rumuni rezulton se ka hyrë në 3 vitet e fundit dhjetëra herë në vendin tonë dhe mbështetej në çdo lëvizje nga Gega, edhe kur kreu vrasjen e Hoxhajt. 58-vjeçari dyshohet se u ekzekutua pasi ishte informator i grupeve kriminale. Vrasja e tij u porosit nga Dubai.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme