Kronika 21 August 2025, 10:47 Nga VNA

Zbardhet ngjarja/ E dhunuan dhe tentuan ta vrasin me armë për një vend parkimi në Shijak!

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet ngjarja/ E dhunuan dhe tentuan ta vrasin me armë për një

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 20 gusht 2025 në fshatin Hamallaj, Shijak, ku një 28-vjeçar, Liridon Rata, u plagos gjatë një konflikti të dhunshëm që filloi me sende të forta dhe përfundoi me armë zjarri. Konflikti ka lindur për motive të dobëta, të lidhura me parkimin e një automjeti pranë zonës së plazhit të autorëve.

Nga veprimet e para hetimore, Policia arrestoi në flagrancë Altin Lekgegaj, 37 vjeç, dhe Armen Sabliqi, 18 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur vëllai dhe nipi i Lekgegajt, si dhe një tjetër person i përfshirë. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan dy thika dhe sende të forta, që do të shërbejnë si prova materiale.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në fshatin Hamallë Sektor, Njësia Sukth, Durrës, në zonën e bregut të detit Adriatik, 37 vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij si dhe nipin, pas një konflikti për motive të dobëta me Liridon Ratën, që lidhej me parkimin e automjetit përpara zonës së plazhit të 37 vjeçarit, konflikt i cili fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri që e mbante pa leje, ka tentuar të vrasë 28 vjeçarin, banues në Kolesjan, Kukës.

Nga të shtënat, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime shëndetësore dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën sende të forta si bishta druri të përdorur në konflikt.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme