Kronika 15 September 2025, 16:37 Nga VNA

Zbardhet mekanizmi i mashtrimit me skemat piramidale online

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet mekanizmi i mashtrimit me skemat piramidale online

Qindra qytetarë në Divjakë, Lushnjë e Fier u mashtruan përmes platformës online “Xuex”, e ndërtuar mbi një skemë tipike piramidale. Hetimet që çuan në pranga 6 persona dhe në shpalljen në kërkim të dy të tjerëve nisën pas një referimi të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Skema u zbardh falë agjentëve të infiltruar, të cilët dokumentuan mënyrën se si rekrutoheshin qytetarët dhe si kryheshin investimet. Dosja hetimore, e siguruar nga VNA, përfshin jo vetëm metodën e funksionimit të mashtrimit, por edhe dëshmitë e personave të prekur, mes tyre edhe zyrtarë vendorë.

Si funksiononte skema

Verifikimet në terren çuan policinë tek bar-restoranti “La Bonta”, në hyrje të Lushnjës, në rrugën “Shëtitorja e Palmave”, në pronësi të Arbër Çelës. Në vitrinën e xhamit ishin vendosur dy postera që reklamonin platformën “Xuex”: njëri premtonte “Investim një herë = Përfitime të përjetshme”, tjetri fliste për “projekt afatgjatë, punë ekipore dhe shpërblime të shumta”.

Në këtë ambient, policia konstatoi se bëheshin investime në “Xuex”, platformë e dyshuar si mashtrim piramidal. Për këtë arsye, agjentët e infiltruar hynë në lokal dhe kontaktuan me kamarierin Emanuel Taullau, i cili u tregoi se ishte vetë pjesë e skemës. Ai i referoi tek pronari, që njihej me pseudonimin “Profesori”, dhe u sqaroi se shuma minimale për të hyrë në platformë ishte 1000 dollarë.

Një ditë më pas, agjentët u kthyen në lokal dhe Taullau ua prezantoi kolegun e tij, Flavio Mukaj, i cili i regjistroi në grupe të Telegram dhe i udhëzoi për hapjen e llogarive në Binance. Në dosje dokumentohet edhe një transaksion konkret: agjentët i dorëzuan Taullaut 100.000 lekë (më 28.08.2025), që ai i konvertoi në një pagesë prej 1000 dollarësh për llogarinë e tyre në “Xuex”.

Organizatori i dyshuar

Sipas policisë, organizatori i skemës është Ereledio Shebeku. Ai kishte ngritur një grup në Telegram, ku anëtarët investonin nga 1000 deri në 5000 dollarë. Shebeku merrte udhëzime nga një person i identifikuar si “Leo Smith”, i dyshuar si shtetas britanik, i cili udhëzonte pjesëmarrësit që në orare fikse (14:20 dhe 19:20) të bënin “like” në faqe të caktuara. Ky veprim i gjeneronte atyre një përfitim të përditshëm prej 1% mbi shumën e investuar.

Investimet transferoheshin fillimisht në Binance dhe më pas në llogaritë bankare të pjesëmarrësve në Shqipëri, ku kryheshin tërheqjet e rregullta. Vetëm në Divjakë, sipas të dhënave zyrtare, ishin regjistruar rreth 580 persona, përfshirë punonjës të administratës vendore.

Në listën e personave që e shpërndanin më tej skemën rezulton edhe Brunilda Stefan Ndini, e cila, sipas dosjes, kishte rekrutuar familjarë dhe punonjës të tjerë të Bashkisë Divjakë, duke u bërë pjesë e rrjetit të menaxherëve lokalë. Hetimet konfirmojnë se skema zgjerohej përmes rekrutimit zinxhiror, duke shtuar grupe dytësore e tretësore për të rritur fitimet e organizatorëve.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme