Kronika 24 March 2026, 15:26 Nga VNA

Xhaxhai i Aleks Nikës flet pas takimit me kreun e SPAK: Hetimi i përciptë, 15 vjet janë shumë

Ndaje në Whatsapp

Xhaxhai i Aleks Nikës flet pas takimit me kreun e SPAK: Hetimi i

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës që u vra në protestën e 21 Janarit 2011, ka folur për mediat pas takimit që pati këtë të martë me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Ai tha se është e papranueshme që kanë kaluar 15 vite dhe ende nuk është mbyllur çështja në fjalë. Për më tepër, shtoi ai, që as personat që kanë dijeni, nuk janë thirrur të gjithë në Prokurorinë e Posaçme.

“Nuk ka asnjë person në akuzë. SPAK thotë po punojmë. Po presim tani ata e kanë në orë se si do të shkojë hetimi, ne kemi pretendimet tona. Vërejtja jonë është se hetimi duhet të jetë më shpejt, të gjithë personat që kanë dijeni nuk janë thirrur, duke filluar edhe përmes kryeministrisë në atë kohë, gardës. Është krim i rëndë, do e ndjekim në vazhdimësi derisa të zbulohet e vërteta. Ne kemi kërkuar psh ish sekretarin e këshillit të ministrave, punonjësit e serverëve të IT, nuk janë thirrur se di pse thonë se janë të panevojshme. Hetimi është i përciptë për mua, 15 vjet janë shumë. Ne do të marrim të gjitha masat që çështja të zbardhet.”, u shpreh ai.

Sa i përket kasetës së dorëzuar në SPAK, ai tha se ende nuk është dërguar për riinspektim.

“Kaseta është për riekspertim, akoma s’e kanë dërguar më duket. Kërkova unë që të takohem me zotin Braho. Nuk na zë vendi kur presim. Kjo çështje duhet të ishte përfunduar, është e papranueshme, sepse të gjithë shqiptarët pyesin se përse nuk shkojnë para gjyqit vrasësit. Aty dallohen vrasësit nga organizimi i protestës. Përgjegjës është shteti. Nuk e bën organizimin për të shkuar për t’u vrarë. “, shtoi ai.

Hetimet për 21 janarin u rinisën nga SPAK pasi më parë u dha rekomandimi nga ana e Gjykatës së Strasburgut. Prokuroria e Tiranës shpalli fillimisht moskompetencën për rifillimin e hetimeve dhe çështja i kaloi SPAK.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme