Kronika 15 October 2025, 15:19 Nga VNA

Vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti dënohet me burgim të përjetshëm

Ndaje në Whatsapp
Vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti dënohet me burgim

Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin. AI u cilësua fajtor për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare’ ndaj vëllait të tij Dritanit dhe kunatën Nora Muskurti. Ngjarja tronditëse ndodhi tri vite më parë në ambjentet e një agjencie turistike në pronësi të çiftit. Arsen Muskurti ishte në përplasje të forta me vëllain dhe kunatën, ndërsa viktimat kishin siguruar urdhër mbrojtje prej tij.

Njoftimi:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit A. M., ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aktet dhe provat të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, ka dëgjuar palët në pretendimet e tyre përfundimtare, në referim të neneve 379 e vijues të K.Pr.Penale, 79/c, 278/1, 55 të K.Penal, në emër të Republikës,

VENDOSI

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M., për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit D.M. dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M., për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases N.. M. dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M., për kryerjen e veprës te “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet

Në bazë të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit me burgim të përjetshëm.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A. M., të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 30.08.2022 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, prova materiale e sekuestruar “Arma e zjarrit pistoletë e markes “.” kaliber . mm me numër ., si dhe një sasi prej . copë fishekë luftarakë të kalibrit . mm; si dhe .”, të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa dy aparatët e telefonave celularë . të dy vikimave, t’u kthehen familjarëve të tyre.

Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimit.

U shpall në Tiranë sot më 15.10.2025

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme