Kronika 15 Gusht 2025, 11:30 Nga VNA

Vrau vajzën shtatzënë në 2014/ Doksan Dushku drejt lirimit, kërkon lehtësim dënimi nga Gjykata e Lartë

Ndaje në Whatsapp
Vrau vajzën shtatzënë në 2014/ Doksan Dushku drejt lirimit,

Doksan Dushku, i dënuar për vrasjen e vajzës së tij në 2014 vë në lëvizje Gjykatën e Lartë, me shpresën për të lehtësuar dënimin që drejtësia ka dhënë ndaj tij.

11 vite pas ngjarjes tronditëse, 81-vjecari kërkon revokimin e dënimit dhe dënimin përfundimtar me 14 vite burgim, për shkak se është shfuqizuar një paragraf i nenit që lidhet me bashkimin e dënimeve. Konkretisht ai kërkon “revokimin e vendimit nr. 69, datë 02.06.2015 i Gjykatës së Shkalles së Parë për Krime të Rënda Tiranë, vendim i cili është lënë ne fuqi dhe ka marrë formë të prerë me vendimin nr. 74, datë 07.07.2015 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për shkak të shfuqizimit të paragrafit të dytë te nenit 55 te K.Penal, shtuar me ligjin nr. 144/2013, shfuqizuar me vendimin nr. 9, date 26.02.2016 te Gjykatës Kushtetuese te Republikes se Shqiperise. Caktimi i dënimeve për disa vepra penale (neni 55 i K.Penal) në fuqi te jepet një dënim i vetem, me 21 vite burgim që përbëhet nga dënimi më i rëndë i shtuar. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale përfundimisht dënimin me 14 vjet burgim”.

Dushku u dënua në 2015 me 24 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar iu reduktua në 16 vjte.

Nëse kërkesa pranohet i moshuari është në prag të lirimit nga burgu.

Vrasja e vajzës

Në datë 28.05.2014, në mesditë salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, mori njoftim se në fshatin Sllatinë, Komuna Sllovë të rrethit Dibër, kishte vdekur Fatmira Dushku, dhe se shkaku i vdekjes së saj ishte i dyshimtë. Policia shkoi në banesën e Doksan Dushkut, atit të të ndjerës, dhe aty gjetën familjarë e të afërm të saj, dhe të ndjerën të futur në arkivol në një prej dhomave të shtëpisë. Oficerët kontaktuan e morën në pyetje familjarë të të ndjerës, dhe njëkohësisht bënë dhe kqyrje e kontroll në ambientet e brendshme të banesës e jashtë saj, dhe nga të dhënat, rezultoi se Fatmira Dushku ishte vrarë disa orë më parë, rreth mesit të natës mes datave 27 e 28 maj 2014, nga i ati Doksan Dushku. Doksan Dushku e pranoi vetë këtë.

Nga hetimet rezultoi se bashkëshortja e Doksan Dushkut kishte vdekur dhe ai jetonte me vajzën dhe dy djemtë. Ndërsa, djalin tjetër ia kishte “falur” vëllait të tij Ahmetit, për shkak se ai nuk kishte fëmijë nga martesa. Dy vëllezërit jetonin në dy banesa disa metra larg njëra tjetrës.

Fatmira Dushku Dushku, kishte qenë e pamartuar dhe nuk kishte qenë në marrëdhënie pune. Së fundi, i pandehuri Doksan, kishte vënë re që e bija ishte shtatzënë. Ai e kishte pyetutr atë se si kishte ndodhur që kishte mbetur shtatzënë, dhe ajo kishte hezituar ti pohonte atij emrin e personit me të cilin kishte ngelur shtatzënë. Megjithatë, nga bisedat me të bijën per këtë, I pandehuri kishte arritur të kuptonte se bëhej fjalë që personi që me shumë mundësi e kishte lënë atë shtatzënë, ishte njëri nga djemtë e një kushëriri të largët të tij, A.H. Ky i fundit e kishte shtëpinë në të njëjtin fshat me atë. Ai kishte dy djem njëri prej të cilëve ishte A... Megjithëse jo aq i bindur për këtë, dhe ngaqë vajzën e kishte të pafejuar, i pandehuri kishte vendosur të interesohej tek mjekët në spital të Peshkopisë, për të bërë të mundur që e bija ta abortonte foshnjën, ngaqë për të do të ishte një turp i madh nëse ajo vërtet kishte mbetur shtatzënë me një djalë me të cilin kishte lidhje të largët fisnore. Për këtë, në datë 24 maj i pandehuri Doksan takoi në Spital të Peshkopisë një punonjës të spitalit Q.M, të cilit I kërkoi ta ndihmonte të abortonte e bija. Mjeku e këshilloi të mos e bënte këtë, por ajo ta lindte fëmijën, dhe e bija të jetonte me personin që donte. Por pasi i pandehuri i tregoi atij për dyshimet që ai kishte rreth personit që mund ta kishte lënë atë shtatzënë, e lanë që mjeku do të interesohej të bënte diçka, dhe se mund ta sillte të bijën të nesërmen e asaj dite tek spitali. Të nesërmen i pandehuri Doksan nuk e çoi të bijën tek spitali në Peshkopi, ndërsa në drekë të datës 27.05.2014, mjeku takoi A.H (të atin e njërit prej djemve që i pandehuri dyshonte se e kishte lënë shtatzënë të bijën) dhe i tha atij për bisedën që kishte bërë me të pandehurin. A.H, duke mos e besuar të kishte ndodhur një gjë e tillë, i telefonoi njërit djalë që ndodhej jashtë shteti, dhe prej tij u sigurua se nuk kishte lidhje me këtë gjë. Pastaj njoftoi me telefon djalin tjetër A. që ishte student, dhe që ndodhej në qytetin e Peshkopisë, dhe I tha të vinte urgjent atë ditë në shtëpi. Djali u nis menjëherë dhe mbërriti në shtëpi atë darkë. Në darkë të datës 27.05.2014, I pandehuri Doksan kishte thirrur në shtëpi të tij, të vëllanë A. dhe të birin e tij R., për të biseduar se si do vendosnin rreth shtatzanisë së Fatmirës. Pasi kishin ndenjë ca, ata ishin larguar që aty. Ramazani kishte shkuar në shtëpi të A, ku kishte gjetë dhe A (studentin). Aty, studenti kishte mohur që kjo të ishte e vërtetë. Ata vendosën gjithë bashkë dhe shkuan në shtëpi të të pandehurit (ora duhet të ketë qenë rreth 22/22:30 e darkës). Këtu gjetën të pandehurin, Fatmirën, dhe djalin e vogël H., që ishte në gjumë. Këtu, pas bisedës, Fatmira ishte shprehur ‘’unë e dua A (fjala është për studentin). Duke mos e besuar atë, A (kusheriri) I tha të pandehurit Doksan që të nesërmen në mëngjes, të dy bashkë të dërgonin djalin e vajzën në spital të Peshkopisë, për të bërë analizat, dhe nëse kjo dilte e vërtetë, atëherë ata do të vazhdonin jetën bashkë, por sipas tij djali I tij nuk do të kishte më vend në shtëpi të tij, e në të kundërt, ata nuk do kishin më punë mes tyre (fjala është që  nuk do konsideroheshin më farefis mes tyre). Këtë natë takimi mes tyre nuk zgjati shumë, dhe ata u larguan nga banesa e të pandehurit. Në shtëpi mbeti i pandehuri, me të bijën dhe dy djemtë. Në atë orë të natës, i pandehuri dhe e bija ishin zgjuar, dhe i pandehuri qëndronte në oborr të shtëpisë, ndërsa e bija bënte punë shtëpie, kur rreth mesit të natës i pandehuri merr nga pas shtëpisë një armë automatike, dhe në një moment që e bija ndodhej në oborr të shtëpisë duke kryer punë shtëpie, ai e qëllon atë me breshëri në trup, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Të shtënat dëgjohen dhe nga i vëllai i të pandehurit dhe djali i tij, të cilët vijnë menjëherë aty (shtëpitë janë shumë afër) dhe gjejnë të pandehurin Doksan me armë në dorë. Ata shtangen nga ajo që shohin, e megjithatë i marrin armën atij armën nga duart dhe e vendosin atë diku pas shtëpisë. Aty, i pandehuri vendos që vrasjen që bëri, ta paraqesë si vdekje natyrale të së bijës, dhe për këtë duhej porositur e marrë arkivoli në Peshkopi. Në orët e para të datës 28 maj, Ramazani me një shofer shkoi në Peshkopi e mori arkivolin dhe e solli në banesë. Ndërkohë, në mëngjesin e kësaj date, i pandehuri Doksan hapi lajmin se kishte vdekë e bija Fatmira, dhe se varrimi do bëhej në ora 14:00 të kësaj date. Për këtë u njoftua me telefon edhe A.H (kushëriri), i cili e vuri në dyshim shkakun e vdekjes së saj.

Paradreken e datës 28, të ndjerën e kishin futur në arkivol, e vendosur në një dhomë të shtëpisë, kur mbërriti policia dhe pas kontrollit që bëri gjeti gjurmë gjaku në oborr, një gëzhojë, dhe një tjetër që ua dha Ramazani, si dhe në tavan të shtëpisë gjeti dhe armën e krimit, ekspertiza e së cilës nxori se gëzhojat e sekuestruara ishin qitur prej saj. Vetëm pas kësaj, I pandehuri Doksan pohoi se të bijën e kishte vrarë ai, dhe se këtë e kishte bërë ngaqë ajo e kishte bërë me turp të madh, ngaqë kishte ngelur shtatzënë, duke mos qenë as e fejuar e as e martuar, dhe se kjo kishte qenë e papranueshme për atë.

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme