Kronika 16 November 2025, 09:49 Nga VNA

Vrau të birin pasi u konfliktuan duke ngrënë bukë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq Hekuran Gjonin

Ndaje në Whatsapp
Vrau të birin pasi u konfliktuan duke ngrënë bukë,

Prokuroria e Tiranës ka çuar në gjyq Hekuran Gjonin i akuzuar për vrasjen e djalit të tij Asim Gjoni pas një konflikti banal. Prokuroria shprehet se gjatë hetimeve u zbulua që më 1 shkurt 2025, Hekuran Gjoni është përfshirë në një debat me djalin e tij, ku degradoi duke e goditur me thikë. Për pasojë Asimi humbi jetën nga plaga që kishte marrë në ijën e majtë.

Gjatë marrjes në pyetje, Hekurani ka deklaruar se djali e kishte ngacmuar me fjalë gjatë ngrënies, duke e acaruar. Ai pranoi se e kishte goditur fillimisht me shpullë, por më pas djali e kishte kapur nga rrobat. Në këtë moment, ndërhyri vajza e familjes, e cila u përplas me të birin. Sipas babait, kjo situatë e acaroi aq shumë sa kapën një thikë dhe e goditi djalin një herë në bark.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se në trupin e Asimit u gjet një plagë prerëse depërtuese në anën e majtë të gjoksit, me dëmtime të mushkërive dhe zemrës, si dhe plagë në gishtat e të dyja duarve. Shkaku i vdekjes është konstatuar si shok traumatik hemorragjik i rëndë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme