Kronika 2 November 2025, 07:10 Nga VNA

Vrau kushëririn e tij në derën e shtëpisë, arrestohet Bertil Alliaj

Ndaje në Whatsapp

Vrau kushëririn e tij në derën e shtëpisë, arrestohet

Arrestohet pas mesnate Bertil Alliaj, i cili vrau në derën e shtëpisë në fshatin Gjorm të Selenicës, kushëririn e tij Dalan Alliaj. Ai rezulton i dënuar edhe për masakrën e Çoles me 3 të vrarë në 2015.

Dyshohet se Bertil Alliaj i ka shkuar afër dhe ka shtënë në drejtim të kushëririt të tij 6 herë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe ambulanca, ku kjo e fundit e transportoi trupin e 36-vjeçarit në spitalin e Vlorës, por pa shenja jete.

Bertil Alliaj është një nga autorët e masakrës së Çoles ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj alias Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.

Për kapjen e tij u organizuan forcat e rendit dhe FNSH. Viktima kishte një biznes në fshatin Levan të Fierit, dhe rezulton pa precedentë penalë.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme