Kronika 4 February 2026, 12:14 Nga VNA

Vrau ish-policin e Burgjeve, Gjykata e Tiranës dënon me 24 vite burg Ilir Beqarajn

Ndaje në Whatsapp

Vrau ish-policin e Burgjeve, Gjykata e Tiranës dënon me 24 vite burg

Gjykata e Tiranës cilësoi fajtor dhe dënoi me 24 vite burgim Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e ish-policit të Burgjeve Gentjan Bejtja, në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë Krujës më 15 mars 2024.

Beqaraj u cilësua fajtor për akuzat e vrasjes me paramendim kryer në  bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve dhe falsifikim dokumentesh.

Gentjan Bejtja ishte në përplasje të forta me vëllezërit Valter e Durim Bami, të konsideruar si të fortët e Niklës, me të cilët kishte patur një miqësi të fortë, derisa pazaret mes tyre u prishën. Bejtja iu kiste mbijetuar disa atentateve, ndërsa në derën e shtëpisë një vit para se të ekzekutohej, i ishte vrarë kunati dhe plagosur dy djemtë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme