Kronika 24 August 2025, 11:30 Nga VNA

Vrau gruan në sy të fëmijëve, 40-vjeçari shqiptar doli sot para prokurorit në Volos

Ndaje në Whatsapp
Vrau gruan në sy të fëmijëve, 40-vjeçari shqiptar

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para prokurorit në Volos.

Gjatë mbërritjes në gjykatë, ai refuzoi të përgjigjej ndaj pyetjeve të gazetarëve, duke mbajtur kokën ulur. Sipas dëshmitarëve dhe burimeve policore, gjatë arrestimit ai ka deklaruar: “Ia bëra mirë, e meritonte. Nuk pendohem për asgjë”, duke pretenduar se shkaku i aktit ishte tradhtia bashkëshortore.

Pas krimit, i dyshuari u fsheh për më shumë se 24 orë në një zonë me bar të lartë, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij. Ai kishte ndërruar rrobat dhe nuk kishte me vete as telefonin, as mjetin e krimit – një thikë që ende nuk është gjetur.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë një denoncimi nga një fqinj që pa një person të dyshimtë në zonë. Pavarësisht ngjarjes së rëndë, burime nga policia bëjnë me dije se nuk ka pasur më herët histori të dhunës në familje, megjithëse autori kishte pasur kontakte të mëparshme me forcat e rendit.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Selanik, ku pritet të kryhet autopsia më 25 gusht 2025.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme