Kronika 26 August 2025, 16:52 Nga VNA

Vrau gruan në Greqi/Zbardhet dëshmia e 40 vjeçarit në gjykatë: Më tha se fëmija që humbi nuk ishte i imi

Ndaje në Whatsapp
Vrau gruan në Greqi/Zbardhet dëshmia e 40 vjeçarit në

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan në qytetin Volos të Greqisë, i cili u arrestua dhe u dërgua në paraburgim për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare,

 Sot para gjykatës ka paraqitur një memo mbrojtëse me pretendime që prekin deri në fyerjen e kujtimit të viktimës.

Në deklaratën e tij ai ka mohuar akuzat për dhunë në familje, abuzim fizik apo detyrim për marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të pabazuara.

Në dëshminëne tij, 40 vjeçari pretendon se ishte provokuar rëndë emocionalisht, kur e ndjera i tha me ironi se fëmija që kishte humbur nuk ishte i tij, çka e ka futur, sipas tij, në një “gjendje amoku dhe errësirë mendore”.

Thotë se nuk kishte qëllim ta vriste, por se donte vetëm ta trembte, duke përdorur një thikë që, sipas tij, ishte në shtëpi për gatim.

Kërkon ekzaminim psikiatrik, duke theksuar se kohët e fundit kishte kaluar një periudhë të vështirë mendore, ishte shtruar me detyrim në një spital psikiatrik pas një tentative vetëvrasjeje dhe merrte trajtim mjekësor për çrregullim ankthi dhe konfuzioni.

Shpreh pendesë për veprën e kryer, kërkon falje nga fëmijët e tij dhe familjarët e viktimës, duke thënë se do të donte të ishte ai në vend të saj.

Megjithatë, sipas raportit të mjekësisë ligjore, gruaja kishte marrë disa goditje të rënda, përfshirë dy fatale — një në qafë dhe një në zemër — që nuk përputhen me idenë e "trembjes", por me një qëllim vdekjeprurës.

Gjykatësi dhe prokurori nuk u bindën nga argumentet dhe e dërguan të akuzuarin në burg, ndërsa hetimet do të vijojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe gjendjes mendore të autorit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme