Kronika 16 October 2025, 12:30 Nga VNA

Vrau biznesmenin italian Edoardo Sarchi në Salari të Gjirokastrës, vetëdorëzohet autori Kamber Sulçe

Ndaje në Whatsapp
Vrau biznesmenin italian Edoardo Sarchi në Salari të

Vetëdorëzohet në policinë e Gjirokastrës Kamber Sulçe, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Salari.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit në fshatin Salari të Tepelenës. Sarchi po darkonte në shtëpinë e pushimit të mikut të tij, Eqerem Braçi, së bashku me djalin e këtij të fundit, Gazment Braçi.

Pas darkës, Gazmenti kishte dalë për gjueti me dy automjete, kur gjatë rrugës hasi Kamber Sulçajn, një banor lokal dhe pronar stani. Sipas hetimeve, Sulçaj ka ndjekur automjetet dhe, kur ato u ndalën për shkak të një defekti në gomë, Braçi telefonoi të atin për ndihmë.

Eqerem Braçi dhe Eduardo Sarchi u nisën menjëherë në vendngjarje me dy makina, por u përballën me një breshëri plumbash nga Sulçaj, i cili përdorte një armë gjahu me dylbi. Gjatë të shtënave, një plumb që besohet të ketë bërë rikoshet goditi biznesmenin italian në këmbë, duke i prerë arterien kryesore dhe shkaktuar gjakderdhje fatale.

Hetimet tregojnë se autori ka qëlluar për rreth 15–20 minuta, çka sugjeron se qëllimi i tij ka qenë të vrasë, jo thjesht të trembë. Kamber Sulçaj rezulton person me precedentë penalë dhe konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.

Njoftimi:

Vetëdorëzohet shtetasi K. S., autor i dyshuar i vrasjes për motive të dobëta, të shtetasit italian, E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.

Shtetasi K. S. gjithashtu dorëzoi armën e gjahut (me vjaska), me të cilën dyshohet se kreu krimin, si dhe lejen që kishte për posedimin e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Gjirokastër kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, në mungesë, për shtetasin K. S., 48 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i akuzuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. S. ka qëlluar me armë gjahu me vjaska, në drejtim të shtetasit E. S., shtetasve që shoqëronin këtë të fundit dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën shtetasi E. S..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të metejshme.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme