Kronika 5 September 2025, 07:26 Nga VNA

Vrasja në Shkodër, Kristian Kola ishte i ulur në një lokal kur atentatorët me motor u afruan për ta ekzekutuar

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Shkodër, Kristian Kola ishte i ulur në një lokal

Mbrëmjen e 4 shtatorit, Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku u vra me armë zjarri 34-vjeçari Kristjan Kola. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen "Vasil Shanto", pranë një lokali ku viktima ndodhej në ambientet e jashtme.

Sipas Policisë, autorët janë dy persona ende të paidentifikuar që lëviznin me motor. Pas krimit, trupi i Kolës u transportua me autoambulancë, ndërsa forcat e rendit vendosën pika kontrolli në dalje të qytetit për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policise

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme