Kronika 6 September 2025, 21:10 Nga VNA

Vrasja në Shkodër/ Flet e motra e Kristian Kolës: Dyshoj se policia është e implikuar në këtë krim

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Shkodër/ Flet e motra e Kristian Kolës:  Dyshoj se

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews Albania duke rrëfyer dhimbjen dhe dyshimet e saj rreth ngjarjes tragjike.

Ajo shprehet e prekur se vëllai i saj nuk kishte asnjë precedent penal dhe ishte një person i qetë, pa konflikte apo armiqësi me askënd.

“Më morën në telefon, më thanë vëllain tënd e kanë vrarë. Më kanë marrë nga shoqëria, jo familjarët fillimisht. Vëllai s’ka qenë me precedent penal. Kanë punuar në ndërtim dhe nuk është marrë kurrë me gjë tjetër. Asnjëherë s’ka pasur as konflikt, as hasmëri me kërkënd.”- tregon Mariza Kola.

Ajo shton se ka folur me të vetëm një ditë përpara vrasjes dhe kishte pritur të fliste sërish në darkë, por kjo nuk ndodhi.

“Asnjë gjë nuk dimë, asgjë nuk na kanë thënë. Nuk është e lehtë ta fusësh në mendje këtë.” -shprehet ajo.

Mariza thotë gjithashtu se babai i tyre nuk është lejuar të shohë trupin e vëllait kur u transportua, ndërsa ambulanca ka vonuar rreth një orë për të mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Është punë e policisë të gjejë autorët dhe të zbardhë çfarë ka ndodhur. Por unë dyshoj që policia është e implikuar në këtë krim. Dua vetëm drejtësi.”- përfundon ajo.

Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Shkodrës, te “Kinema Republika”, ku Kristian Kola po pinte kafe kur u qëllua me armë zjarri nga dy autorë të panjohur, të cilët e lanë të vdekur në vend.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme