Kronika 6 November 2025, 15:26 Nga VNA

Vrasja në Malishevë/ Dhëndri shkoi të merrte gruan, më pas u kthye dhe qëlloi për vdekje dy vëllezërit e saj

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Malishevë/ Dhëndri shkoi të merrte gruan, më

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kosovë, ku dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri. Sipas mediave vendase, autori i dyshuar është dhëndri i familjes, Astrit Isufi.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në një fshat të Drenasit, ndërsa autori është shpallur në kërkim. Rreth orës 11:30, viktimat u transportuan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, por mjekët konstatuan se ishin pa shenja jete.

Të ndjerët, të moshave 32 dhe 45 vjeç, janë qëlluar për vdekje pranë banesës së tyre. Hetimet paraprake tregojnë se motivi mund të ketë qenë një konflikt i vjetër familjar.

Sipas burimeve policore, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij, por pas një debati verbal, është larguar për pak dhe më pas është kthyer duke qëlluar në drejtim të dy vëllezërve. Njëri prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa tjetri gjatë rrugës për në spital.

Ndërkohë, hetimet vijojnë pasi dyshohet se edhe vëllai i autorit të dyshuar ka pasur më parë konflikte me viktimat.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme