Kronika 8 October 2025, 12:53 Nga VNA

Vrasja në Gjykatën e Apelit/ Flet i plagosuri Ervis Kurtaj: Kur Elvisi filloi të qëllonte kapa babain dhe...

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Gjykatën e Apelit/ Flet i plagosuri Ervis Kurtaj: Kur Elvisi

Po dalin dëshmi të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra në krye të detyrës.

Ervis Kurtaj, një nga të plagosurit dhe dëshmitar kyç i kësaj vrasjeje, ka rrëfyer momentet dramatike të ngjarjes. Ai ndodhej në sallën e gjyqit së bashku me babanë e tij, Rakip Kurtaj gjithashtu i plagosur, si palë në një proces gjyqësor që i përfshinte përballë familjes Shkambi.

Sipas dëshmisë së tij, gjithçka ndodhi menjëherë pasi gjyqtari shpalli vendimin në favor të tyre. “Në atë moment, Elvisi u ngrit nga vendi dhe iu afrua gjyqtarit duke e qëlluar disa herë me armë zjarri,” tregoi Kurtaj.

Ai shtoi se në çastin kur dëgjoi të shtënat, kapi babain për dore dhe u përpoqën të largoheshin drejt korridorit. “Teksa po kalonim derën e sallës, Elvisi u kthye dhe qëlloi drejt nesh,” tha ai.

Të dy, babë e bir, mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, gjendja e tyre shëndetësore tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme