Kronika 8 November 2025, 20:15 Nga VNA

Vrasja në azil/ Pas vdekjes së të dyshuarit, avokatët: Mos e mbyllni dosjen hetimore

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në azil/ Pas vdekjes së të dyshuarit, avokatët: Mos e

Prej disa muajsh, Prokuroria e Tiranës ka vendosur pushimin e hetimeve ndaj historianit të njohur Zyhdi Shehi, i cili ndërroi jetë në gusht të vitit 2024, pak javë pas ngjarjes së rëndë ku u gjet i masakruar shoku i tij i dhomës, Virgjil Vesho, në një shtëpi të të moshuarve në kryeqytet.

Megjithatë, avokatët e Shehit kërkojnë që çështja të mos mbyllet dhe të rihapen hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit. Në kërkesën e dorëzuar gjyqtarit paraprak, avokati Alban Qafa ngre një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën si janë kryer hetimet dhe mbi mospërputhjet në aktet e ekspertizës mjeko-ligjore të trupit të viktimës, 82-vjeçarit Virgjil Vesho.

“Të kryhen hetimet siç duhen, kaq kërkojmë,” – deklaroi avokati Qafa, duke theksuar se hetimi fillestar ka lënë shumë paqartësi dhe mungesa të dukshme në provat e administruara.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës qëndron në vendimin e saj, duke theksuar se nën akuzë mund të dërgohen vetëm dy infermiere, të cilat dyshohen për veprime që kanë penguar zbardhjen e të vërtetës. Sipas prokurorisë, Zyhdi Shehi konsiderohet si autor i ngjarjes, por për shkak se ai ka ndërruar jetë, nuk mund të hetohet më penalisht, çka solli edhe pushimin e çështjes ndaj tij.

Familja e të ndjerit Shehi, që vijon të përfaqësohet nga i njëjti avokat që e mbrojti pas ngjarjes, ngul këmbë se hetimet kanë qenë të mangëta. Avokati Qafa ka evidentuar një sërë mospërputhjesh në aktet dhe në këqyrjen e vendngjarjes:

“Thonë se e ka goditur me bastun, por kjo nuk përputhet me plagën në kokë. Bastuni është i rrumbullakët, ndërsa i ndjeri ka një shenjë katrore në ballë,” – theksoi ai.

Prokuroria, nga ana tjetër, mbështet akuzën në dëshminë e historianit Shehi, e cila megjithëse konfuze për shkak të gjendjes së tij shëndetësore (vuante nga demenca), shihet si bindëse në kombinim me pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë lëvizjet e tij gjatë natës në azilin “Ruaje Moshën”.

Megjithatë, avokati Qafa kërkon që këto prova të rishikohen, duke theksuar se ekzistojnë paqartësi të shumta në skenën e krimit, ndërkohë që dy infermieret e akuzuara akuzohen për pengim të hetimeve. Sipas prokurorisë, ato kanë tentuar të fshehin ngjarjen duke mos njoftuar menjëherë policinë, por duke kontaktuar një agjenci funerale, gjë që ka dëmtuar rëndë skenën e krimit dhe ka ndikuar në cilësinë e provave materiale.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme